Sport

Pique tregon kur do të pensionohet nga futbolli

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 17 December 2018

Mbrojtësi spanjoll thotë se ende e shijon të luajturit futboll.

Gerard Pique bën me dije se atë ditë që nuk e shijon më futbollin do të tërhiqet.

31-vjeçari shpreson të fitojë edhe më shumë trofe me Barcelonën para se t’i jap

-Advertisement-

fund karrierës si futbollist.

Ish-reprezentuesi spanjoll është kritikuar për formën jo të mirë në këtë sezon, por ai thotë se gjërat po vijnë duke u përmirësuar.

“Kam pasur një fillim të vështirë të stinorit, por ditën që nuk më pëlqen të luaj më, do të tërhiqem”, ka thënë Pique.

“Shpresojmë të arrijmë të fitojmë edhe më shumë tituj me këtë gjeneratë fantastike që kemi në ekip”, ka theksuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera