Sport

Pique: Nuk jemi miq me lojtarët e Realit, por…

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 31 October 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique insiston që po kalon mirë me lojtarët e Real Madridit.

Reali dhe Barcelona kanë qenë rivalë që një kohë të gjatë pasi të dy klubet gjithmonë dëshirojnë të fitojnë çdo trofe të mundshëm.

Futbollisti spanjoll e ka pranuar se nuk mund t’i quajë miq, por insiston që rivaliteti është i mirë.

-Advertisement-

“Kam qenë fenomenal me shumë lojtarë të Realit.

Nuk kam thënë ndonjë fjalë të keqe dhe njerëzit më respektojnë shumë në Madrid, gjë që ka shumë rëndësi. Me Nacho, Ramos, Vazquez, nuk mund të them se jemi miq të mirë, por kalojmë mirë.

Gjithmonë e kam shikuar këtë rivalitet të madh. Për disa njerëz rivaliteti është jeta e tyre, por jo për mua. Unë e shoh në tjetër mënyrë dhe kam shumë respekt”, deklaroi ai.

Për momentin Barcelona është lider në La Liga me 22 pikë, një më shumë se Reali në vendin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera