Sport

Pique: Krenar me popullin katalan – s’jemi minoritet, por jemi me miliona

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 02 October 2017

Lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ka ofruar dorëheqjen e tij nga kombëtarja e Spanjës, njofton Klan Kosova.

Pique, që është shumë I zëshëm për çështjen e pavarësimit të Katalunisë, ka votuar sot, ndërsa për dhunën e ushtruar ndaj votuesve ka thënë se ka krijuar ndarje edhe më të thellë në mes të tyre e shtetit të Spanjës.

“Nëse trajneri, apo drejtori i Federatës mendojnë se jam problem për kombëtaren, unë largohem para Kupës Botërore”, pohoi mbrojtësi.

-Advertisement-

“Unë jam dhe ndjehem katalunas, dhe sot jam krenar me popullin e Katalunisë”, ka deklaruar Pique.

“Ne nuk jemi minoritet, jemi miliona njerëz. Ne s’jemi të këqijtë, thjesht duam të votojmë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera