Sport

Piqué: Griezmann është futbollist i madh, por nuk vendos unë…

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 12 April 2019

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka vlerësuar afrimin e mundshëm të sulmuesit francez, Griezmann, në merkaton e ardhshme. Përveç kësaj, Pique ka pohuar se qëllimi i tyre është për ta mbyllë sa më parë çështjen e titullit në La Liga, që të fokusohen në dy garat e tjera (Champions dhe Kupa e Mbretit).

Griezmann – “Po flasim për një futbollist të madh, por nuk është një vendim që më takon mua. Çdo përforcim që vjen do të jetë vlerë e shtuar në skuadër”.

Moment i mirë – “Ishte e rëndësishme të arrinim në momentin aktual të sezonit të pozicionuar kaq mirë në të gjitha garat ku marrim pjesë. Jemi të fokusuar dhe të përqendruar, që të marrim rezultate të mira”.

-Advertisement-

Pa relaks – “Në kampionat kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Duam që sa më shpejt të jetë e mundur ta fitojmë titullin në La Liga, pastaj të përqendrohemi në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve”.

Tetë ndeshje pezullim për Diego Costa – “Më kanë pezulluar dhe mua me katër ndeshje, se kam thënë të njëjtën gjë. Sidoqoftë, duket se ai e ka kapur më shumë krahun…”

“Topi i Artë” – “Nuk është për Sergio Ramos, as për mua. Ky reflektim nuk ka shumë kuptim, sepse Messi është në një nivel tjetër prej një kohe të gjatë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera