Sport

Pique e godet Ronaldon pas transferimit në Juventus

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 28 August 2018

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se edhe pse largimi i Cristiano Ronaldos është i rëndësishëm, Real Madridi tani është skuadër më e bashkuar.

Sipas spanjollit, me Ronaldon në skuadër, Reali ka qenë më shumë ekip individësh, duke thënë se me largimin e tij madrilenëve tani janë ekip i bashkuar.

Lojtarët e Barcelonës padyshim do të jenë të lumtur ta shohin Ronaldon larg Real Madridit, pasi që ai shpeshherë ka shënuar gola kundër tyre.

-Advertisement-

Në një intervistë për The Mirror, Pique u pyet se sa ndihej i rrezikuar nga Real Madridi për titullin e La Ligës, tani që Ronaldo është larguar.

“Ata janë një grup që punojmë shumë. Largimi i Cristiano Ronaldos është i rëndësishëm, por ata tani do të jenë më shumë si një skuadër e bashkuar sesa një grup i individëve”, ka thënë Pique.

Ronaldo kishte qenë lojtari kryesor i Real Madridit gjatë nëntë viteve në skuadrën e “Los Blancos”. Ai kishte arritur të shënonte 450 gola në 438 ndeshje. Por, këtë verë ai u transferua në Juventus për 117 milionë euro dhe Real Madridi ende nuk e kanë blerë asnjë lojtar për ta zëvendësuar atë. Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Julen Lopetegui mendojnë se Gareth Bale dhe Karim Benzema janë mjaftueshëm të mirë për ta zëvendësuar Ronaldon.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera