Rozë

Pique e gjen fajtorin për startin e dobët të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 25 September 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar përgatitjet parasezonale pas fitores ndaj Villarealit.

Barcelona gjatë përgatitjeve parasezonale udhëtoj fillimisht në Japoni, pastaj në Amerikë.

Spanjolli tha se kjo gjë nuk iu ka ndihmuar, andaj janë këto rezultate të dobëta, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

“Përgatitje parasezonale nuk na ka ndihmuar. Ka pasur shumë udhëtime, por jemi Barcelona dhe nuk ka arsyetime. Duhet të fitojmë”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon është një pikë mbrapa liderit, por shumë skuadra nuk i kanë zhvilluar gjashtë ndeshje, për këtë gjë ka folur edhe Pique.

“Ishte e rëndësishme të fitojmë, sepse nuk donim t’iu largonim skuadrave që janë në krye. Ishte me rëndësi të fitojmë tri pikë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera