Sport

Pique dëshiron rikthimin e Neymar

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 28 August 2019

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dëshiron rikthimin e yllit të PSG-së, Neymar në “Camp Nou”.

Braziliani dëshiron largimin nga gjiganti francez dhe është i lidhur me një kalim te Barcelona, klub nga i cili u largua dy vite me parë për 222 milionë euro.

Klub tjetër i interesuar për kapitenin e Brazilit është Real Madridi, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Spanjolli ka thënë se tërë klubi do të gëzohej nëse do të rikthehej 27-vjeçari.

“Sigurisht që dua që të rikthehet. Është diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Do të shohim në ditët e ardhshme. Ka menduar për gjithçka dhe nuk ka bërë ndonjë gjë gabim”, deklaroi ai.

Neymar për gjigantin francez ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje, të cilët fituan dy herë Ligue 1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera