Sport

Pioli zbulon çfarë bëri Ibrahimovic pas ndeshjes së mbrëmshme

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 27 January 2021

Interi dhe Milani u ballafaquan mbrëmë në kuadër të Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Fitorja i takoi ‘zikaltërve’ me rezultat 2-1, kurse në minutën e 58-të u ndëshkua me karton të kuq Ibrahimovic, pas një përleshje me Lukakun.

Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i ‘Rossonerëve’, Pioli, i cili ka zbuluar se menjëherë pas ndeshjes Ibra ka kërkuar falje për veprimin e bërë.

-Advertisement-

“Zlatan kërkoi falje, ashtu si një kampion i madh, siç është ai”, u shpreh tekniku 55 vjeçar në konferencë për media pas ndeshjes.

39 vjeçari arriti të shënonte golin e vetëm për Milanin në minutën e 31-të të ndeshjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera