Sport

Pioli tregon se a do të jetë Ibra i gatshëm për ndeshjen e radhës

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 04 December 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për gjendjen shëndetësore të yllit, Zlatan Ibrahimovic, shkruan Gazeta inFokus.

Pioli ka bërë të ditur së me Ibra nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës, për shkak të një problemi muskulor.

“Që Ibra është një lojtar i rëndësishëm edhe kur nuk luan, kjo është e qartë. Nuk mendoj se mund të kthehet këtë të diel. Kur ke probleme me muskujt, duhet të jesh i kujdesshëm. Më mirë të kthehesh një ndeshje me vonesë sesa të humbësh shumë të tjera”, deklaroi Pioli.

-Advertisement-

39 vjeçari është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm, përkundër moshës.

Suedezi ka arritur të shënoj 10 gola në gjashtë ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera