Sport

Pioli me deklaratë të fuqishme para ndeshjes me Interi

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 20 February 2021

Milani dhe Interi nesër takohen, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Padyshim që ky është dueli që nesër merr vëmendjen me të madhe, pasi dihet lufta për kreun e tabelës.

Para kësaj sfide ka folur trajneri i ‘Rossonerëve’ Stefano Piloli.

-Advertisement-

Ai ka dhënë se kjon është një ndeshje që duhet të luhet me zemër të madhe.

“Është një ndeshje që duhet të luhet me qetësi maksimale, por me shumë zemër. Do të nevojitet vullneti dhe vendosmëria”, ka thënë Pioli.

Tutje, 55 vjeçari ka përmendur edhe zënkes mes Ibrahimovic dhe Lukakut, që ndodhi në ndeshjen në kuadër të Kupës së Italisë.

“Kam shumë respekt për Lukakun, por do ta mbështes Ibran gjithë jetën time. Zënka mes tyre? Do të kishte qenë më mirë nëse nuk do të kishte ndodhur, por nesër do të jetë një tjetër ndeshje. Është një derbi, do të ketë duele dhe përplasje të tjera, por edhe respekt dhe profesionalizëm të madh”, ka përfunduar tekniku italian.

Derbi mes Milanit dhe Interit luhet nesër në ora 15:00, në stadiumin ‘San Siro’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera