Fun & Video

Piloti “i verbër” ul avionin në pistë

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 01 August 2017

Një avion me 127 pasagjerë u gjend papritur në qendër të stuhisë së fuqishme që goditi Stambollin.

Kokrrat e breshërit ranë furishëm mbi mjetin fluturues, duke shkatërruar krejtësisht xhamin e përparmë në kabinën e pilotëve.

Ashtu, “qorrazi” piloti ukrainas, Alexander Akopov arriti që të ultë në aeroportin “Ataturk” avionin. “Ishte si të kishim jetën e dytë”, deklaroi ai pas uljes së avionit me 127 persona në bord.

-Advertisement-

Dëmetimet e pësuara në kabinën e avionit tregojnë shkallën e fuqisë së breshërit, që shkaktoi edhe përmbytje dhe dëme të mëdha në Stamboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera