Piktura të dërguara nga Haga, ekspozohen mbi 110 punime të Rexhep Selimit
Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 25 November 2022
“Në garë me botën gri”, titullohet ekspozita shumëngjyrëshe e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në kthimin e tyre nga Haga në Kosovë, përveç dhimbjes, tash e dy vjet familjarët kanë marrë me vete edhe veprat artistike të Rexhep Selimit. Janë mbi 110 piktura që janë ekspozuar për publikun në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në hapjen e kësaj ekspozite kanë marrë pjesë qytetarë të ndryshëm, deputetë, politikanë të subjekteve politike në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca theksoi edhe një herë se Selimi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së po mbahen padrejtësisht në qendrën e paraburgimit në Hagë.
“Ai i ka dërguar prej Hagës, atje ku po gjykohet por ku ende nuk ka filluar gjykimi, ku po akuzohet pa aktakuzë së bashku me bashkëveprimtarë të tij të tjerë me ish-kryetarin e Kuvendit Krasniqi, me ish-kryetarin e Kuvendit Veseli, me ish-presidentin Thaçi dhe me bashkëluftëtarë të tjerë të cilët padrejtësisht po akuzohen atje në Hagë. Ne e dimë dhe jemi të vetëdijshëm si popull për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës tonë çlirimtare, të cilës i kontribuoj i gjithë populli. I gjithë populli në një mënyrë ishte pjesë e luftës tonë të drejtë”, është shprehur Konjufca.
Ai ka kujtuar periudhën kur ish-deputeti Rexhep Selimi e kishte njoftuar me pikturën e tij të parë.
“Rexhep Selimi përmes punës së tij po tregon që është në mesin tonë, ai po komunikon me ne përmes artit, veprimtarisë së tij artistike dhe pikturave që na i ka dërguar prej atje. E patë edhe ju, dhe unë dua të ndaj disa kujtime sa i përket momentit kur për herë të parë e mora vesh qe Rexha ka filluar tw pikturojw, dhe kjo ishte një befasi e jashtëzakonshme. Ka qenë viti 2016 jo fort moti, gjashtë vjet, kur Rexha ma dërgoi pikturën e tij të parë, na ka dërguar pikturën e tij të parë, ishte pikërisht kjo në telefon, më duket kam qenë në Shqipëri, dhe tha çka mendon për këtë piktor? Unë e shikova pikturën me vëmendje i analizova elementet pak të saj, dhe me aq sa kam njohuri edhe për artin tonë kosovar, thash kjo me siguri duhet të jetë një pikturë e Simon Shirokës përafërsisht”, ka shtuar Konjufca.
Konjufca tha se ishte tronditur, kur kishte kuptuar se kjo pikturë ishte punuar nga vet Rexhep Selimi.
“Fillova unë të spekuloj, unë ta shpjegoj pikturën, tha: ‘Glauk ky piktori jam unë’. Edhe unë u trondita me thënë të drejtën, sepse e kam njohur Rexhën si muzikant, si poet, kam lexuar poezitë e tij. Disa nga poezitë e tij janë bërë edhe këngë shumë të njohura popullore, të cilat i dëgjojmë edhe sot me shumë ëndje. Kjo ishte për mua një tronditje meqenëse gjithçka që dija për artin dhe që përafërsisht kam lexuar, mi sfidojë. Sepse konsiderohet që arti është jo në të gjitha dimensionet, por në një dimension të tij shumë specifik edhe shumë i afërt me shkencë”, ka thënë ai.
Konjufca tha se edhe në zyrën e tij mban një pikturë të ish-partiakut të tij, Rexhep Selimit.
Bashkëshortja e Rexhepit, Shqipe Selimi ka treguar se në vizitat e saj të përmuajshme në Hagë ka bartur nga Haga në Kosovë, pikturat e tij.
“Sot nuk dua të flas më shumë, sepse këtu më së miri flasin pikturat e ekspozuara. Më vjen mirë që edhe unë kam dhënë një kontribut të vogël në bartjen e këtyre pikturave nga Haga në Kosovë, gjatë vizitave tona të përmuajshme, nga Haga këtu. Vlerën artistike të këtyre pikturave unë nuk mund ta jap, por këtë ekspozitë e bën të veçantë vendi dhe koha ku janë pikturuar këto pikturuar. Shumica e këtyre pikturave janë realizuar në përballje me padrejtësinë. Presim që Rexha dhe të akuzuarit tjerë në Hagë të triumfojnë mbi padrejtësinë dhe të kthehen sa më shpejt në mesin tonë”, ka thënë ajo.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 4 dhjetor në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...