Lifestyle

Piktura më e shtrenjtë e Europës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 01 March 2018

Gruaja me beretë e veshje me kuadrate e Pikasos u shit për gati 50 milionë paundë, çmimi më i lartë në ankand për një pikturë të shitur ndonjëherë në paundë në Kontinentin e Vjetër.

Portreti që artisti i bëri Marie Therese Walter, e njohur edhe si muza e artë e tij, “u rrëmbye” për 49.8 milionë paundë në Sotheby’s të Londrës. Kryevepra e vitit 1937 nuk ishte shitur kurrë më parë në treg, por ka qenë pjesë e një koleksioni privat. “Femme au beret et a la robe quadrillee” u realizua në të njëjtën kohë me të famshmen Guernica. Thomas Bompard, kreu i sektorit të artit impresionist e atij modern në Sotheby’s London, e cilësoi pikturën në vaj si njërin prej portreteve më të jashtëzakonshëm të Pikasos, për të cilin ka rënë këto vitet e fundit çekiçi i ankandit.

Marie Therese ishte një nga dashuritë më të mëdha të piktorit, në jetën e të cilit, pavarësisht kësaj, po hynte edhe një grua tjetër, Dora Maar. E në këtë pikturë, sipas shpjegimit të Sotheby’s, reflektohet qartazi stili i Pikasos, me një lloj frymëzimi që buron nga të dyja muzat e tij, të cilat arrijnë shprehjen maksimale në siluetën e “tjetrës”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera