Fokus

Pikëpyetjet për ish-këshilltarin e Thaçit që kishte lidhje me BIA-n serbe

Autori: Halil Berisha 13:58 | 24 May 2020

Branislav Nikoliq, ish-këshilltar i Presidentit Thaçi, u shkarkua nga ky i fundit pasi iu publikua një video.

Aty shihej se si Nikoliq, si pjesëtar i shërbimit sekret serb, i njohur si  BIA, paguante qytetar për të dëshmuar rrejshëm kundër UÇK-së, shkruan gazeta inFokus.

Tash, Nikoliq është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listes Serbe.

-Advertisement-

E tema e ndikimit të shërbimeve ruse e serbe në Kosovë ishte edhe debat i kësaj jave në emisionin Kontra me Halil Berishën, prodhim i gazetës inFokus.

 

Këtu, ish-anëtari i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimit të viteve të 90-ta dhe tash drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, po thotë që kjo çështje është misterioze.

“Është deputet tash është i njëjti, vet shkarkimi e lirimi nga detyra i tij nga Presidenti flet që domethanë ka pas të fshehura diçka që nuk është ditë, ndërsa sa i përket çështjes tjetër, nëse prokuroria nuk ka marrë masa ndaj tij as gjykata as policia, po e lë një pikëpyetje këtu e ndoshta ndonjë herë tjetër mundemi me fol”, ka thënë Sheholli.

Ndërsa, nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkomëbtare, Bedri Elezi, që thotë se ishte një prej nismëtarëve të publikimit të videos së ish-këshilltarit të Thaçit teksa paguante për të dëshmuar rrejshëm kundër UÇK-së, po thotë që mbetet shqetësuese që nuk janë marrë masa tjera.

“Ne e kemi pas informacionin më xhirimin e bashkë me gazetarin e kemi nda e pasi u siguru video e atij takimi është publiku e kjo pikërisht është ajo tema që a mund ta din AKI e deri në atë kohë nuk i ka dërgu Presidentit ndonjë informacion që jep para për të dëshmuar rrejshëm për krimet që kanë ndodh nga UÇK, po ti kishin dërgu Presidentit ato informata ai minimum nuk e kishte vendosur këshilltar, e pas publikimit jam shumë falënderues, po e falënderoi publikisht gazetarit, pas publikimit ku analizohet edhe video, merren masa lirimi nga detyra, mbetet shqetësuese se ku është shkuar nga institucionet tona të sigurisë”, ka thënë Elezi./Gazeta inFokus/

Emisioni i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera