Fokus

Pika e dobët e komandantit të Ushtrisë së Kosovës

Autori: Halil Berisha 19:17 | 05 October 2019

Të jesh ushtarë është sakrificë e mund goxha i madh.

E kjo sidomos të jesh në krye të saj.

Gjenerali Rrahman Rama, veçse është komandant i FSK-së, ishte pjesë edhe e TMK-së dhe UÇK-së.

Por, ani se pjesën më të madhe e kaloj në rroba ushtarake, Rama, ka një pikë të dobët, shkruan gazeta inFokus.

I ftuar n’Konak, prodhim televiziv i gazetës inFokus, Rama tregoj që është kuzhinier shumë i dobët.

Madje, në një moment, kur ishte në Angli, e kishte ngatërruar “flinë” me “mantinë”.

“Kur kam shkuar në Angli në një trajnim e e kisha instruktorin aty, më pyeti për ushqimet tradicionale, e si zakonisht na i përmendim flijat, po më veti me çka marohet, unë u mundojsha me i kallxu me këta e me këta, e i perziva me mantija, por, në fund po më thotë, e kish ditë se kish hulumtu ne internet e po ma qet aty një femër Shqiptare me veshje kombëtare duke treguar përbërjen, me djath e maze e këto edhe me thotë mua, a marohet me mish, une ja bajsha Yes, Yes, e kur e pa tha jo bre s’po marojka me mish, o thash me fal se kom mendu mantijat”

Megjithatë, ani se me përgatitjen e ushqimit, Rama, nuk ja ka “haberin”, thotë që në raste të veçanta edhe mund të ja mësy kësaj pune.

“ me gatu hiç nuk ja kam zanat fundi fundit, “godare” me më nxan puna nuk jesim keq, po qe e kam ndonjë specialitet e qe merrna me atë pune jo shume”./Gazeta inFokus/

Të tjera