Lajme

Pierce sot për vizitë në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 05 May 2017

Drejtoresha politike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce, sot është për vizitë në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga press-shërbimi kuvendor theksojnë se ‘Pirs do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe takim të përbashkët me liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti, Billa Kasami-Lëvizja Besa dhe me sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi.

Nga Ambasada britanike informojnë se janë parashikuar takim me përfaqësues të të gjitha partive parlamentare, ku pritet të diskutohet situata politike në vend si dhe formimin e qeverisë së re, njofton AIM. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera