Sport

Piatek: Asnjë nuk e besonte se do të shënoja më shumë se Ronaldo në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 26 July 2019

Milani nuk ka shumë lojtarë të sigurt në këto momente, por njëri prej atyre që nuk do të largohen është bomberi Krzysztof Piatek.

Sulmuesi polak është gati që të çojë Milanin në Ligën e Kampionëve, duke bërë punën që di të bëjë më mirë, të shënojë sa më shumë gola.

Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, Piatek ka folur për objektivat personal dhe të skuadrës si edhe numrin 9, që do të mbajë në shpinë.

-Advertisement-

“Kur mbërrita në Itali, cili ishte ai që do thoshte se do shënoja më shumë se Ronaldo? Unë dua të përmirësohem dhe të jem golashënuesi më i mirë. Unë do të bëj gjithçka për ta arritur këtë gjë”, deklaroi polaku.

Numri 9? “Jam i lumtur që e kam në shpatullat e mia. Nga 1 te 10 unë jam i lumtur 11. Numri 9 është shumë i rëndësishëm për një sulmues, më të mirët e kanë atë. Unë nuk besoj në besëtytni dhe për mua ky numër është normal. Nuk më tremb. Unë gjithmonë kam arritur të përmirësoj veten”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera