Kulturë

Pianistja franceze do të publikojë albumin e saj të gjashtë në moshën 106-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 09 February 2021

Pianistja Colette Maze është 106-vjeçare dhe së shpejti do të publikojë një album të ri.

Siç e pranoi vetë kjo artiste nga Parisi në një intervistë, ajo filloi të luante piano në moshën katër vjeç, në mënyrë që të gjente strehë në botën e krijimtarisë nga prindërit e rreptë.

Ajo më së shumti kënaqet duke luajtur kompozime nga Schumann, Chopin dhe Debussy dhe ajo i tha Reuters se “muzika është ushqimi i saj, për shpirtin, por edhe për zemrën”.

-Advertisement-

“Nëse ndaloj së luajturi, do të duhet të gjej një mënyrë tjetër për të kënaqur imagjinatën time. Ndoshta dikush ka nevojë për ëmbëlsira, por unë kam nevojë për një piano – gishtat e mi duhet të ndiejnë çelësat,” tha ajo.

Nga rruga, albumi i saj i gjashtë është regjistruar tashmë, por për shkak të pandemisë, ai nuk është publikuar ende./KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera