Lajme

Pi duhan jashtë lokali, dënohet me 2 mijë euro gjobë pronari i një biznesi

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 September 2021

Policia e Kosovës ka vazhduar të dënoj një numër të madh të qytetarëve për mosrespektimin e masave anti-Covid, shkruan Gazeta Infokus.

Njëri nga të dënuarit është edhe një biznesmen nga Prishtina të cilit ju shqiptua gjobë hiq më pak se dy mijë euro.
Shpend Hashani, nënkryetar i gastronomeve përmes një postimi është shprehur i ashpër ndaj qeverisë. Sipas tij shqiptimi i kësaj gjobë ishte i paarsyeshëm.

Ai e mori këtë dënim për siç ka thënë pirje të duhanit në hapësirën jashtë lokali dhe distancës fizike.

-Advertisement-

“S’jeni normal, me masat e marra, knej kishe po na leni me punu n’terrasa e Knej vjen policia te dënon 2000€ për terras se spo bojka ne terras plus me me distance po kishe po thirren ne emër te ligji i duhanit s’po bojka mu pi n’terras. Nëse n’terras s’bon mu pi duhani plus qadra ke e hapur dritaret krejt te hapura atëherë sdi ku mu pi”, ka shkruar ai.

Hashani gjithashtu ka shkruar se më mirë do të ishte mbyllja sesa të dënohet vetëm disa individ.

“Ma mire u deshtë me na mbylle krejt edhe na ju kemi këtë ide nuk e keni pranu tash merrni vendime me na dënu e me na detyru me mbylle vet edhe ata vetëm me biznese te caktume e individuale e jo ne përgjithësi. Ju ka dal situata prej kontrolle për keq menaxhim e tash s’po dini as çka jeni tu bo. Pse nuk i ndalshi diasporën e nuk i kontrollojshit se keni interes prej tyre për vota. N’i ministër qe thotë ma mire 5000 veta ne shesh duq njo mi njo se sa ne kafiq n’terras dmth t’kallxon shume për ni ekspert te shëndetësisë”, ka shkruar Hashani.

Ndërsa gjithë këtë situatë Shpend Hashani e ka quajtur të turpshme. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera