Philips: Mos harroni, Serbia mbetet armiku juaj
Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 31 May 2017
Në Kolegjin Universum me studentët Bachelor dhe Master analisiti i shquar amerikan David L Philips, drejtor në Comlumbia University dhe kolumnist në HuffingtonPost e New York Times mbajti ligjëratë dhe diskutim për shumë cështje poltike duke përfshirë: Raportet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me BE, Ndikimi rus në Ballkan, Radikalizmi fetar në Kosovë, Çështja e minoriteteve në Kosovë.
David Philips ka qenë edhe këshiltar i Sekretares Hillary Clinton.
Duke folur rreth raporteve mes Kosovës dhe Serbisë ai tha se Serbia po punon haptas dhe në mënyrë sistematike kundër interesave të Kosovës. Në rrafshin ndërkombëtar po mundohet të ndikoj te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur që mos ta ndryshojnë qëndrimin e tyre refuzues. Ky qëndrim armiqësor shihet edhe kur bëhet fjalë për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Rasti më i njohur është bllokimi i antarësimit së Kosovës në UNESCO.
Në rrafshin e brendshëm ka themeluar struktura private në veri të lumit Ibër. Unë e quaj këtë okupim të territorit. Këto struktura duhet të zhbëhen dhe nuk mund të kenë vend në Kosovën e pavarur dhe sovrane.
Analisti Philips rikujtoi se në janar, Beogradi dërgoi në Mitrovicë një tren të dhuruar nga Rusia me mbishkrime nacionaliste duke thënë që Kosova është Serbi. Poashtu duhet të rikujtojmë murin në Mitrovicë i cili u ndërtua nga serbët lokal dhe aty u vendosën foto të Vladimir Putinit. Ky mur më pastaj u rrënua fizikisht por muret psikologjike mbeten ende në këmbë.
Serbia është epiqendra e politikës anti-amerikane ruse që ka si synim destabilizimin se shteteve pro- perëndimore të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në fund David Philips nënvizoi se dialogu deri më tani ka shënuar hapa shumë të vogël dhe duhet të bëhet një rishkim i zabtimit të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Dialogu është gjithmonë i mirë por nuk mund të jetë një proces pa fund. Dialogu me Serbinë duhet të ketë si synim të qartë njohjen e ndërsjelltë dhe kjo duhet të ketë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të tjera
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...