Lajme

Pezullohet Partia Socialdemokrate

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 27 December 2023

Është pezulluar Partia Socialdemokrate.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tetë anëtarë të KQZ-së votuan pro këtij vendimi.

-Advertisement-

“Kjo parti obligohet që në afatin prej 45 ditësh ta mbajë konventën”, tha kryetari Kreshnik Radoniqi.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se PSD ka dorëzuar kërkesë për shtyrjen e afatit më 12 dhjetor.

“Vetëm tre ditë para datës së fundit për mbajtjen e kuvendit të partisë kanë dorëzuar kërkesë. Nuk është në fakt kërkesë, por kanë treguar se duan ta mbajnë Kuvendin Zgjedhor më 28 janar. Në fakt kjo bie ndesh me nenin 12 të Ligjit, sepse në bazë të kësaj obligohet që njoftimin ta bëjnë të paktën 10 ditë para afatit”, tha ai.

Po ashtu në këtë mbledhje është pezulluar edhe Partia për Bashkëveprim.

Të dyja këto parti kanë qenë të obliguar që Kuvendet Zgjedhore t’i mbajnë deri më datën 15 dhjetor 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera