Lajme

Pezullohet nga puna Referenti i Gjykatës Themelore në Pejë, pas arrestimit nën dyshimin për ryshfet

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 24 November 2022

Pas arrestimit nën dyshimin për ryshfet, është pezulluar nga puna Referenti i Gjykatës Themelore në Pejë.

Referenti i lartë në Gjykatën Themelore në Pejë, Zenel Hoxha, u pezullua pasi sot është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-

Lajmi pezullimin e tij nga puna u bë i ditur përmes një komunikate për media të Gjykatës Themelore të Pejës.

“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z. Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës”.

Ndryshe, Hoxha ishte referent i lartë për regjistrimin e lëndëve jokontestimore, trashëgimore dhe vërtetimin e certifikatave me vulën e vërtetësisë pranë Gjykatës Themelore në Pejë, është inkriminuar në veprën penale “marrje e ryshfetit”, në rastin kur nga qytetari të cilit i shërben, konkretisht nga i dyshuari D. Sh. pranon një sasi të hollave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera