Pezullohet inspektori i ATK-së që u arrestua për keqpërdorim
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 26 October 2018
Dy ditë pasi është arrestuar, inspektori i ATK-së pezullohet nga puna.
Këtë vendin e ka bërë të ditur Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.
Në komunikatë thuhet se pezullimi erdhi pas dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për një zyrtarë – inspektorë tatimorë të dyshuar për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Konflikt Interesi” nga Neni 424 i KPRK-së”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se çdo person që shpallet faktor do të largohet menjëherë nga vendi i punës.
“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë.”, përfundon komunikata e ATK-së.
Policia e Kosovës të mërkurën ka bërë të ditur se ka arrestuar një inspektor i Administrates Tatimore të Kosovës nga Rajoni i Ferizajt pasu dyshohet për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare.
PK ka bërë gjithashtu të ditur se i arrestuari dyshohet se ka keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt./Gazeta Infokus/
Lexo edhe: Arrestohet inspektori i ATK-së, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...