Lajme

Pezullohen fluturimet nga Gjermania,Franca,Zvicra e Italia drejt Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 13 March 2020

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, të enjten (12.03.2020), ka marrë vendim për pezullim të përkohshëm të të gjitha linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor (ardhjet) nga këto shtete: Italia, Gjermania, Zvicra dhe Franca.

Ky vendim është nënshkruar nga ministri i MIA, Lumir Abdixhiku, në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe pas rekomandimit nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa do të hyjë në fuqi nga data 13 mars 2020, ora 15:00. Vendimi mund të plotësohet dhe ndryshohet, varësisht nga rekomandimet e mëtutjeshme të IKSH-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Abdixhiku shpreh keqardhje dhe kërkon mirëkuptim për masat preventive që janë duke u marrë dhe mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve.

-Advertisement-

“Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të pa alternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.” – është mesazhi i Abdixhikut për situatën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera