Kuzhina

Petulla për iftar, ja receta

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 30 May 2019

Nuk e keni menduar ende se çfarë të përgatisni për iftar? Ja zgjidhja.

Petullat mund të jenë vetëm një ndër ushqimet që gjenden në tavolinën tuaj përgjatë iftarit.

Megjithatë, askush nuk do i thoshte ‘jo’ petullave të shijshme përgjatë këtij vakti ushqimor.

-Advertisement-

Ndiqeni recetën më poshtë:

Përbërësit:

400gr miell

200gr djathë feta

75ml jogurt

100gr djathë i freskët

1 pluhur për pjekje

3 vezë

1 lugë e vogël krip

Udhëzimet:

  1. Përzieni vezët me djathin feta.
  2. Shtoni jogurtin, djathin e freskët, miellin me pluhur për pjekje dhe kripen.
  3. Krejt këtë e përzieni duke fituar kështu një masë kompakte të brumit sikurse për bukën ose kiflet.
  4. Masën e brumit e nxjerrim në tavolinën e përmillur dhe e hollojmë një petë me trashësi 1cm.
  5. Nga peta e fituar, nxjerrim forma sipas dëshirës të cilat i fërgojmë në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera