Petrovska: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 11 March 2022
Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i jep mbështetje të plotë anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Në përgjithësi, politika jonë ndaj shteteve të reja anëtare – potenciale të NATO-s është parimore dhe ajo është se mbështesim politikën për dyer të hapura të NATO-s”, tha Petrovska në pyetjen se si do të votonte Maqedonia e Veriut për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Petrovska gjithashtu tha se një intervenim i NATO-s në Ukrainë, do të nënkuptonte një fillim të Luftës së Tretë Botërore.
“Nëse forcat e NATO-s do të hynin në Ukrainë, kjo do të nënkuptonte fillim të Luftës së Tretë Botërore”, tha Petrovska.
Petrovska theksoi se të gjitha mekanizmat që u futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, dëshmoi se presidenti i Ukrainës, Vollodymir Zelenksi nuk është lënë vetëm.
“Nuk do të thosha se e kemi lënë vetëm për shkak se me të gjitha mekanizmat, të cilat i futën në fuqi gjatë kësaj periudhe, i ndërmarrim të gjitha masat dhe aktivitetet për të kundërshtuar agresionin në Ukrainë. Mendoj se dëshmuam solidaritet të madh”, shtoi Petrovska./tv21/
Të tjera
-
Peci takon homologen estoneze, diskutojnë për bashkëpunim në bujqësi
Edhe këtë vit, Republika e Kosovës mori pjesë në Kampionatin Botëror të Lëvri...
-
Nis dëshminë ushtaraku amerikan Steven Russell, të pranishëm edhe tre përfaqësues të DASH-it
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dësh...
-
Ankohen qytetarët, KESCO-s merr gjobë për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë ...
-
Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë! Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?
Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë: Sipas mediave në Gje...
-
Aksident i rëndë në Korfuz, shqiptarja vdẹs pas përplasjes me shtyllën
Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor...
-
Vdịqën dy persona, kaq raste me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke u...
-
Ua keqpërdori raportin duke i lidhur mediat e Kosovës me Serbinë e Rusinë, Platforma Hibrid i reagon Dimal Bashës
Platforma për kontroll të fakteve, Hibrid.info, ka reaguar pasi deputeti i Ve...
-
Çështja e urës, Elshani: Nëse ka nevojë për reagim ne jemi të gatshëm dhe të mjaftueshëm në numër
Edhe sot po duket të jetë një situatë e qetë tek Ura e Ibrit ku po qëndron ek...
-
Katër të lënduarit nga rrufeja dje, në gjendje stabile shëndetësore
Gjendja e katër të lënduarve si pasojë e goditjes nga rrufeja dje në Prevallë...
-
Abdixhiku: Fushë-Kosova qyteti me rritjen më të madhe të popullsisë, prandaj po ndërtojmë shkolla të reja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar se Fus...
-
Vjedhje e arit dhe parave në Loshkobare të Ferizajt
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Loshkobare ...
-
Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës si akt normalizimi, interes i të gjithë qytetarëve
Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash,...