Lajme

Petrol Company ka një njoftim për konsumatorët

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 20 April 2022

Petrol Company  përmes një njoftimi ka sqaruar konsumatorët se posedon të gjitha licencat për import, deponim, shitje me shumicë dhe pakicë, shkruan Gazeta Infokus.

Pavarësisht kësaj, Petrol Company ka thënë se MINT dhe Dogana e Kosovës kanë revokuar licencat dhe autorizimet e lëndës së parë për përpunim.

“Njoftojmë të gjithë konsumatorët që Petrol Company sh.p.k disponon të gjitha licencat për import, deponim, dhitje me shumicë dhe pakicë. Sa i përket lajmit të djeshëm për Petrol Company sh.p.k, sqarojmë se MINT dhe Dogana e Kosovës kanë revokuar licencat/ autorizimet e lëndës së parë për përpunim”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Tutje ata thanë se në Petrol Company nuk është gjetur ose identifikuar asnjë shkelje.

“Prandaj brenda afateve ligjore do të ushtrojmë ankesat tona dhe për të ndjekur të gjitha rrugët e nevojshme ligjore”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj kompanie./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera