Fokus

“Petrol Company” e bën me shtëpi familjen Bajrami

Autori: Doresa Geci 16:27 | 30 May 2019

Familja Bajrami nga Fushë Kosova nga sot u bë më shtëpi.

Kjo falë kampanjës humanitare të kompanisë Petrol Company “Nga një centë për çdo litër”.

Dorëzimi e qelsave të kësaj shtëpie u bë nga  pronari Petrol Company, Shkëlzen Jusaj dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

-Advertisement-

Shkelzen Jusaj, tha se janë klientët e kësaj kompanie që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj shtëpie për familjen Bajrami.
Jusaj gjithashtu  iu ka  bërë apel edhe kompanive tjera të ndjekin shembullin e tyre.

“Meqenëse në Kosovë është bërë mode kopjimi i kampanjave ose kopjimi i kompanive, besoj që konkurrentet tanë të kopjojnë një gjest të tillë”, ka thënë Jusaj.

Në Komunën e Fushë Kosovës e mirëpritën iniciativën e kësaj kompanie.Kryetari i kësaj komune, Burim Berisha, tha se në pamundësi që komuna të bëjë zgjidhje kanë rekomanduar familjen Bajrami që t’u ndërtohet shtëpia.

Përveç shtëpisë, kjo kompani ka siguruar edhe një vend pune për kryefamiljarin e kësaj familje.

I lumtur që është bërë shtëpi është shprehur edhe kryefamiljari, Besim Bajrami i cili e ka falënderuar kompaninë që u kanë ndërtuar shtëpinë dhe nga sot e kanë bërë pjesë të saj edhe duke e punësuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera