Petritsch tregon se çka merr e çka jep Kosova në marrëveshjen me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 06 August 2018
Një debat interesant është zhvilluar në mes dy “ujqve të vjetër” të politikës botërore në Ballkan, ekspertit amerikan, Daniel Serwer, dhe ambasadorit austriak dhe ish-përfaqësuesit special të BE-së për Ballkan, Wolfgang Petritsch.
Derisa Serwer në një shkrim para disa ditësh ka kundërshtuar ashpër idetë për shkëmbime etnike të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Petritsch ka befasuar me një koment që ka postuar në faqen e Serverit, duke bërë të ditur se ka njohuri të thellë për marrëveshjen që po negociohet në mes të presidentit Thaçi dhe atij Vuçiq.
Kështu Petritsch i thotë Serwerit se “nëse ka korrigjime të kufijve, ato do të jenë të vogla dhe kozmetike, që afektojnë një numër të vogël fshatrash në Bujanoc dhe Mitrovicë. Kjo nuk do ta ndryshojë përbërjen etnike të asnjërit shtet dhe nuk do të ketë pasoja zinxhirore”. Më tutje Petritsch e lavdëron Serwerin duke i thënë se “analiza jote është e shkëlqyer, por se ka ardhur koha”, për siç thotë ambasadori i njohur austriak, “realizimin e ri në Ballkan”.
Sipas Petritschit, rreziku i vërtetë në Ballkan vjen nga ndikimi rus dhe hungarez në pasazhin medial, aventurat neo-otomane të liderit boshnjak Bakir Izetbegovic, pastaj investimet arabe në Serbi dhe Bosnje si dhe mbi të gjitha “zgjerimi i shpejtë i ndikimit kinez në Evropën Juglindore”. Petritschi thotë se formati kinez “Evropa Lindore + 1” dhe “Rruga e Mëndafshtë” që po promovohet nga Kina janë sfidat e vërteta për Ballkan dhe BE. Prandaj Petritsch thërret përkrahje për “linjën e marrëveshjes Thaçi-Vuçiq”.
Ai shton se është “I vetëdijshëm me dhembje të thellë për dëshpërim” por se “kohërat janë duke ndryshuar”.
Të tjera
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...