Lajme

Petrit Zogaj i reagon Rron Gjinovcit: “Problem nuk janë Shefqetët e xhamive, por ju të arsimit”

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 14 April 2021

Analisti Petrit Zogaj i ka reaguar Rron Gjinovcit të ORCA-s pasi ky i fundit sot i ka dorëzuar një gravurë me suren Al-nisa ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci të cilës i ka kërkuar që të fillojë vettingun në Arsimin e Lartë duke ndjekur mësimet e asaj sure.

Zogaj ka shkruar se problem nuk janë imamët fetarë por ata të cilët thonë se promovojnë vlera por për çështjet e arsimit nuk gjejnë argumente përtej librave fetarë.

“Mos u merrni shume me shefqetat e deklaruar prej vitesh qe jane te tille, por me do tjere, te cilet thojne qe promovojne vlera tjera, nderkohe qe, per ceshtjet e arsimit nuk gjejne argumente pertej pos librave fetare. Ky eshte problemi, jo shefqetat e xhamive”, ka shkruar Zogaj.

-Advertisement-

Ndërkaq sot, Drejtori i organizatës ORCA(Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) Rron Gjinovci i ka dhuruar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci një gravurë me suren e Kuranit, An-Nisa.

Përmes një njoftimi në Facebook, ORCA ka deklaruar se këtë dhuratë ia kanë bërë Nagavcit me arsyetimin që të nisë Vettingun në arsim bazuar në atë sure të Kuranit.

“Meqë takimi ndodhi në muajin e Ramazanit, përfaqësuesit e ORCA-s i dhanë Ministres një gravurë me një pjesë nga Kurani, An-Nisa (nga arabishtja: Gratë) ku theksohet detyrimi i besimtarëve për të dëshmuar të vërtetën edhe kur ajo mund të jetë kundër vet atyre. Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera