Petrit Kllokoqi fton gastronomët të pajisen me Arkë Fiskale prej 9.99 euro
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/petrit-kllokoqi1-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 05 November 2021
Nismës për ta përmbyllur procesin e fiskalizimit i është bashkuar edhe Petrit Kllokoqi, nga Shoqata e Gastronomëve. Në një postim të bërë, Kllokoqi u bënë thirrje të gjitha bizneseve që merren me gastronomi që t’i blejnë Arkat Fiskale prej 9.99 euro, meqë ky është cmimi më i lirë për të punuar në formalitet.
Petrit Kllokoqi, me këtë veprim po ndjek hapat e aktorit Vedat Bajrami dhe emrave të tjerë, të cilët vullnetarisht kanë marrë nismën që të kontribuojnë në ekonominë e vendit, duke u fiskalizuar. Aktori i njohur Bajrami, pro bono u bë pjesë e kampanjës për kompaninë Enternet, e cila në tregun e Kosovës, po ofron Arka Fiskale me 9.99 euro në muaj, duke përfshirë 4 vite kontrollë teknike dhe abonim dhe 1 vit garancion.
Në postimin e tij, Kllokoqi ka përmendur vështirësitë e krijuara me situatën pandemike dhe mungesën e përkrahjes së mjaftueshme nga Institucionet e vendit. Nisur nga kjo, për kreun e Gastronomëve, kjo shoqatë duhet të mobiliziohet që t’i krijojë vetës kushte më të mira të punës dhe mundësi më shumë për të bërë biznes, e kjo duhet të nis me fiskalizim të të gjitha bizneseve që merren me këtë fushë, duke e cilësuar si sektorin e dytë (jo zyrtarisht) të punësimit në vend.
“Nëse pak jeni matematicient, ne po blejmë me 18% e po shesim me 8% është turp të mos kalojmë 100% në formalitet. Nuk duhet ta bëni vetëm për shtetin, duhet ta bëjmë për vetën tonë, për të ardhmën tonë! Duke u formalizuar ne, ndryshe na shikon shteti dhe gjithë populli, KUR jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenjë, nuk është më si dikur kur na bëhej padrejtësi me arkat fiskale, tani mund t’i bleni ato 9.90 Euro me ofertë mujore”, ka thënë Petrit Kllokoqi duke u bërë thirrje të gjithëve që të pajisen me Arkë Fiskale, pasi sipas tij, duke kaluar në formalitet mund të marim kredi të mëdha që t’i realizojmë ëndërrat tona për zhvillim dhe po ashtu ky sektor pas fiskalizimit ulë një kosto të panevojshme, e cila askund në botë nuk ekziston (bllogerin ose kontrolluesin) sepse kur paraqesim 100%, ska si të zhduket stoku jonë dhe kësisoj rritet transparenca.
“Më lehtë merrini viza, e më lehtë paguani me kartela kudo në botë. Duke paguar 5% taksën e punëtorit ne, e 5% ai te veten ne i’u krijojmë punëtorëve tanë një të ardhme më të mirë, pension e gjithçka tjetër” ka thënë Kllokoqi duke bërë thirrje që të gjithë së bashku të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë Kosovën e të ndihmojmë edhe veten.
Madje për ta dëshmuar vendosshmërinë e tij në këtë proces Kllokoqi ka thënë se në restoranin e tij, të gjithë ata që nuk marrin kupon fikal, kanë të drejtë të mos paguajnë.
“Bashkë i’a dalim” përfundon thirrja e kreut të Gastronomëve Petrit Kllokoqi për këtë sektor, që të pajisen me Arkë Fiskale, tani që cmimi I saj është për vetëm 9.99 euro në muaj.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...