Petriq: Gjykata Speciale provë për BE-në dhe SHBA-në
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 06 July 2017
Ish i dërguari BE-së për Kosovën, Volfgang Petriq ka thënë se Gjykata Speciale është një test që do të tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja, janë të barabarta për të gjithë. Petriq ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ishte një përvojë shumë e rëndësishme e të mësuarit.
“Kur është fjala për procedurat gjyqësore traditat e Kosovës me ato perëndimore janë të ndryshme. Besoj se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Petriq në një intervistë për ‘Frankfurt’, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm për të shkuar deri në fund.
“Kanë kaluar pothuajse 20 vjet por në qoftë se ka pasur krime lufte ato duhet të ndiqen penalisht madje edhe kur bëhet fjalë për grupe të tilla si UÇK-ja. Është shumë e rëndësishme të testohet fakti se BE-ja dhe amerikanët me të vërtetë janë duke u përpjekur të jenë të barabartë. Krimi është krim”.
Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Petriq vuri në dukje se është shumë herët për të folur në lidhje me të për shkak se në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm KFOR-i.
Ai ka thënë se për shkak të ekonomisë dhe gjendjes sociale shumë shqiptarë të Kosovës lanë vendin nga varfëria dhe pamundësia për të gjetur punë.
Duke folur rreth situatës politike Petriq ka theksuar se në Kosovë opozita gjithmonë po bëhet më ekstreme.
Ish i dërguari BE-së për Kosovën, Volfgang Petriq ka thënë se Gjykata Speciale është një test që do të tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja, janë të barabarta për të gjithë. Petriq ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ishte një përvojë shumë e rëndësishme e të mësuarit. “Kur është fjala për procedurat gjyqësore traditat e Kosovës me ato perëndimore janë të ndryshme. Besoj se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme”, ka thënë Petriq në një intervistë për ‘Frankfurt’, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar janë të gatshëm për të shkuar deri në fund. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet por në qoftë se ka pasur krime lufte ato duhet të ndiqen penalisht madje edhe kur bëhet fjalë për grupe të tilla si UÇK-ja. Është shumë e rëndësishme të testohet fakti se BE-ja dhe amerikanët me të vërtetë janë duke u përpjekur të jenë të barabartë. Krimi është krim”. Sa i përket ushtrisë së Kosovës, Petriq vuri në dukje se është shumë herët për të folur në lidhje me të për shkak se në Kosovë vazhdon të jetë i pranishëm KFOR-i. Ai ka thënë se për shkak të ekonomisë dhe gjendjes sociale shumë shqiptarë të Kosovës lanë vendin nga varfëria dhe pamundësia për të gjetur punë. Duke folur rreth situatës politike Petriq ka theksuar se në Kosovë opozita gjithmonë po bëhet më ekstreme.
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...