Petkoviqi reagon për kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 25 May 2023
Drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, me rastin e betimit të kryetarëve të sapozgjedhur në veri të Kosovës, ka thënë se është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave.
Në një reagim publik, ai ka thënë se “okupimi nuk ka qenë kurrë një situatë e përhershme në histori, kështu që nuk do të jetë në katër komunat në veri të Kosovës dhe do të përfundojë së shpejti”.
“Por populli serb do ta kujtojë më gjatë se pushtimin e Kurtit mënyrën e turpshme në të cilën fanarët e rremë të demokracive moderne kanë dhënë dritën jeshile për diçka të tillë”, njoftoi Zyra për Kosovën.
Kryetarët e sapozgjedhur të komunave të Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë bërë betimin më 19 dhe 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq nga Vetëvendosje, ndërsa nënkryetare e kësaj komune është nga komuniteti serb, Katarina Agjançiq.
Kryetar i ri i komunës së Zveçanit është Ilir Peci nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi nga radhët e Vetëvendosjes.
Hetemi caktoi edhe Dragana Miletiqin nga radhët e komunitetit serb si zëvendëse të tij.
Komuna e Zubin Potokut udhëhiqet nga Izmir Zeqiri, po ashtu nga PDK-ja.
“Ndoshta kurrë në historinë e demokracisë nuk ka pasur zgjedhje me një pjesëmarrje kaq të parëndësishme dhe ata që vendosin standardet e demokracisë në botën moderne i njohin rezultatet e zgjedhjeve të tilla”, tha Petkoviq më tej në një deklaratë.
Ai shtoi se “serbët do të jenë ata që do të vendosin për fatin e tyre kombëtar” dhe se ata do t’i mbijetojnë situatës “të paprecedentë në historinë moderne evropiane në kohë paqeje, duke vazhduar të luftojnë me të gjitha forcat e tyre për paqen dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”.
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe.
Ato zgjedhje u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, pra kryetarët e rinj nga radhët e komunitetit shqiptar.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































