Petkoviqi i reagon presidentes Osmani për Asociacionin: Ua kërkon SHBA-ja
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 09 November 2021
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka lëshuar një deklaratë pasi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përsëriti se Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive nuk do të formohet.
Petkoviq tha se Osmani po i lexon në mënyrë selektive mesazhet politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Por duket se mesazhet politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vlefshme për Osmanin në mënyrë selektive, ashtu si të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri më tani në Bruksel janë selektive për të dhe Kurtin. Nëse Vjosa Osmani i ka lexuar njoftimet nga 21 tetori dhe 4 nëntori nga fillimi deri në në fund dhe me mirëkuptim, ajo do të kujtonte se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani midis Beogradit dhe Prishtinës, pa justifikim dhe përjashtim, duke përfshirë formimin e Asociacionit”, thuhet në deklaratën e Petkoviq.
Ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga Asociacioni.
“Pikërisht për shkak të sigurisë dhe gjumit të tyre të qetë, ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkesat dhe përpjekjet për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë”, deklaroi Petkoviq.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë dje se një asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Srpska”.
Ajo gjatë një diskutimit për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat e rajonit në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, ka thënë se ky asociacion nuk do t’i shkaktonte probleme vetëm Kosovës, por edhe aleatëve.
“Zbatimi nuk është prelud vetëm i krijimit i një “Republika Srpska” por shkon kundër investimeve për stabilitet që partnerët tanë që kanë bërë me vjet. Nuk është e mirë as për partnerët, do t’u shkaktojë kokëdhimbje. Edhe ju do të përballeni me këtë mostabilitet”, është shprehur Osmani.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...