Lajme

Petkoviqi i reagon Kurtit për Asociacionin: Po i poshtëron BE-në e SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 07 November 2021

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “jo vetëm që e anulon dialogun, por i poshtëron drejtpërdrejt Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Në një deklaratë me shkrim, Petkoviq komentoi deklaratën e fundit të Kurtit se s’do të ketë Asociacionin. Ai tha se këto deklarata i shërbejnë Kurtit, ndër të tjera, për luftën e brendshme politike para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Është e papranueshme dhe e turpshme që Kurti të tregojë arbitraritet dhe arrogancë kur bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe ta bëjë këtë pa asnjë sanksion, pikërisht nga ata që janë garantues për zbatimin e asaj që është nënshkruar. Nuk ka dyshim se Kurti po thotë se jo vetëm që nuk do të ketë Asociacion të Komunave Serbe, por nuk do të ketë as serb në Kosovë”, ka thënë Petkoviq, njoftoi zyra e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera