Lajme

Petkoviq: Vuçiq nuk ka pranuar asgjë nga marrëveshja e Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 18 April 2023

Kryenegociatori serb për dialog me Kosovën, Petar Petkoviq, në rolin e “mbrojtësit të liderit të tij suprem”, pretendon se lideri i partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq “po mashtron opinionin se zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar” pasi, sipas fjalëve të tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk ka nënshkruar dhe “nuk është pajtuar për asgjë”.

Petkoviq i është përgjigjur në Twitter Obradoviqit, i cili kishte reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, në të cilën ai kishte thënë se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshilli i Evropës, nëse Kosova pranohet në këtë institucion një ditë më vonë, transmeton Paparaci.

“Ky është fillimi i zbatimit të pikës së katërt të marrëveshjes franko-gjermane për Kosovën, me të cilën Vuçiq u zotua se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e “shtetit të rremë të Kosovës” në organizatat ndërkombëtare. Detyra e ministrit të jashtëm është pikërisht e kundërta: që kudo ta kundërshtojë këtë në mënyrë aktive!”, ka shkruar Obradoviq në Twitter.

-Advertisement-

Petkoviq u përgjigj se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të vitit të kaluar dhe se qysh atëherë ajo e kishte shumicën.

“Më 12 maj 2022 Prishtina ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe edhe atëherë kanë pasur shumicën. Propozimi i BE-së është dorëzuar në Beograd tetë muaj më vonë – më 20 janar 2023. Pse po mashtroni se gjoja ka filluar zbatimi kur Vuçiq nuk ka nënshkruar dhe as nuk është pajtuar për asgjë, por ka luftuar që 28 shtete të tërheqin njohjen e “të ashtuquajturës” Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera