Uncategorized

Petkoviq takon ambasadorin gjerman, i ankohet për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 05 November 2021

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Serbisë, Thomas Schieb, me ç’rast ka informuar për siç thotë |problemet në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për Energji nga viti 2013 dhe 2015”.

Sipas një komunikate të zyrës së tij, Petkoviq e ka njoftuar diplomatin gjerman edhe për siç pretendon ai “obligimet e Prishtinës që dalin nga ato marrëveshje që kanë të bëjnë me regjistrimin e dy kompanive serbe dhe dhënien e licencave për furnizim, shpërndarje dhe tregtim të energjisë elektrike”, njofton Klankosova.tv.

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë deklaroi se e ka njoftuar Bashkimin Evropian për të gjitha problemet në atë proces, si ndërmjetës në dialog dhe garantues i zbatimit të marrëveshjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera