Petkoviq sërish spekulon pë zgjedhjet në veri: Ishin të pranishëm “terroristët e UÇK-së me armë me gypa të gjatë”
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 26 April 2023
Shefi i ekipit serb të negociatorëve që po “negocion” me Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar në stilin e tij, ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke pretenduar se Sveçla po mburret me zgjedhjet e shënuara me “kontejnerë, terroristë të UÇK-së dhe armë me gypa të gjatë”.
Duke tentuar të bëhet ironik, Petkoviq ka propozuar që “kontejnerët që ishin vendosur për votime të bëhen zyrat e “okupatorëve Gauleiterë” (okupatorët nazist).
“Ju mburreni për zgjedhjet e shënuara me kontejnerë, terroristë të UÇK-së dhe armë me gypa të gjatë që ishin prezentë në qendrat e votimit dhe me pjesëmarrje prej 3.5 për qind. Dhe kur bëhet fjalë për kontejnerë, ju sugjeroj t’i përdorni për zyrat e “okupatorëve Gauleiterë”. Mos kërcënoni, sepse çdo pushtim ka një fund!”, ka shkruar Petkoviq në Twitter, duke kopjuar fjalë për fjalë fyerjet që shefi i tij Vuçiq po i përdorë ditëve të fundit.
Sveçla më herët ka thënë se kryetarët e rinj, që nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, janë legjitimë dhe do të shkojnë në vendet e tyre të punës, por edhe se Kosova do të përgjigjet ndaj të gjitha kërcënimeve që vijnë nga Serbia.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...