Petkoviq: “Po thyhen shtizat rreth Asociacionit, Kurti po provon në çdo mënyrë t’i shmanget”

Autori: Gazeta inFokus
18:03 | 27 February 2023
“Shtizat po thyhen për momentin rreth formimit të Asociacioni”, ka thënë i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Petkoviq ka thënë për Tv Pink se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po provon “që t’i shmanget në çdo mënyrë” Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe se Presidenti i Aleksandar Vuçiq, “po lufton” për të.
“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë që të shmangë detyrimin për formimin e Asociacioni. E bën në mënyra të ndryshme dhe me marifete të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe këmbëngul në Asociacionin, sepse është obligim i Prishtinës që ka 10 vjet. ”, ka thënë ai.
“Ka nervozizëm të madh”, tha Petkoviq për takimin e Nivelit të Lartë i cili po zhvillohet në Bruksel, ku tashmë edhe ka nisur takimi trepalësh Kosovë-BE-Serbi, shkruan Insajderi.
Në ndërkohë Shërbimi i informacionit televiziv i Bashkimit Evropian, ka njoftuar në kanalin e saj zyrtar se ka nisur takimi trepalësh ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe dy Ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Josep Borell.
Takimi trepalësh vjen pas dy takimeve ndaraz Kosovë-BE dhe Serbi-BE, takime këto të cilat kanë nisur prej orës 15:00.
Sipas informacioneve nga Brukseli gazetarëve u është thënë të jenë të gatshëm për konferencën për media të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borrell, para orës 18:00 gjë që lë të kuptohet se pritet që negociatat të kryhen shpejtë.
Pritshmëritë e BE’së për të këtë takim janë që liderët të pranojnë “zyrtarisht dhe publikisht” propozim planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, si dhe një Aneks i cili përmban pjesën e udhërrëfyesit të zbatimit të marrëveshjeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë e ka quajtur “sekuencim” ndërsa është shprehur se të hënën “do ta dimë ku jemi” sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.
Kujtojmë se ai ka kundërshtuar kërkesat që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të trajtohet si prioritar duke thënë se një gjë e tillë është në interesin e palës serbe, dhe se Asociacioni mund të trajtohet në kuadër të propozimit dhe të zbatohet vetëm pas njohjes “faktike” nga Serbia.

Të tjera
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...
-
Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë
Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatis...