Lajme

Petkoviq pas takimit trepalësh në Bruksel: Është hequr pengesa e fundit për zbatimin e deklaratës për të pagjeturit

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 17 December 2024

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruskel, ka folur për një marrëveshje që është arritur lidhur me zbatimin e deklaratës për të pagjeturit. Sipas tij, është hequr pengasa e fundit.

“Tani është hequr edhe pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e Deklaratës për Personat e Pagjetur. Ne kemi Deklaratën, Rregulloren dhe do të formojmë një komision. U ra dakord për një komision të përbashkët që do të ofrojë mbështetje për Grupin e Punës, i cili do të kryesohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si më parë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne”, ka thënë Petkoviq, shkruan KO.

“Nëse nuk do të kishte përpjekje nga ana jonë, marrëveshja nuk do të ishte arritur. Beogradi ka insistuar për këtë gjatë gjithë kohës dhe ne gjithmonë kemi theksuar se çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare”, ka deklaruar Petkoviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera