Petkoviq pas takimit me Lajçakun: Duam Asociacion me kompetenca ekzekutive, të enjten nisin bisedat
Autori: Gazeta inFokus
13:05 | 14 Nëntor 2023
Drejtori i Zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, tha të martën në Beograd, se tashmë pala që ai përfaqëson e di pse shkon të enjten në Bruksel, në një rreth të ri të bisedimeve me përfaqësuesin e Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve.
Pas takimit që ai, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishin me emisarin evropian për dialogun Miroslav Lajçak, Petkoviq, u shpreh i ngazëllyer që më në fund siç tha po nisin bisedimet për draft-statutin e Asociacionit, njofton Klankosova.tv.
“Por është shumë e rëndësishme ajo në të cilën po hyjmë më në fund, në bisedime për statutin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Mbi të gjitha në cilën mënyrë do i zgjidhim një numër të çështjeve të rëndësishme që kanë lidhje me Bashkësinë e Komunave Serbe, ndaj të gjitha atyre kompetencave ekzekutive që kjo bashkësi i ka në bazë të ujdive të nënshkruara më 2013 e 2015. E që ka të bëjë edhe me shëndetësinë, arsimimin, planifikimin hapësinor dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Si dhe çështjen më të rëndësishme e që është se Beogradi ka të drejtën e plotë t’i financoj të gjitha këto institucione nëpërmjet Bashkësisë së Komunave Serbe” , shtoi Petkoviq.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























