Lajme

Petkoviq në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve: Shpresojmë se do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 16 April 2023

Shefi i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit.

Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.

-Advertisement-

“Shpresojmë se do ta ruajmë paqen dhe do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, gjë që është shumë e nevojshme si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq, shkruan Kosovonline, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera