Petkoviq: Lista Serbe nuk i ka dhënë ultimatum Kosovës për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 22 November 2021
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, në një intervistë dhënë gazetës që e mbështet regjimin e Aleksandar Vuçiqit, “Novosti”, thotë se as Serbia e as Lista Serbe nuk kanë dhënë ultimatum se do t’i braktisin institucionet e Kosovës nëse nuk formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Në pyetjen nëse përfaqësuesit e Listës Serbe i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që deri në fillim të vitit ta formojë Asociacionin ose ata do të largohet nga institucionet, Petkoviq tha se nuk flasin me këtë gjuhë.
“As ne dhe as Lista Serbe nuk flasim gjuhën e ultimatumit, ky ishte mesazhi i popullit serb që tre javë ishte në shënjestër të ROSU-së, njerëzve që u qëlluan nga forcat speciale të Kurtit dhe që qëndruan në shi dhe acar për dy javë duke mbrojtur të drejtën e tyre themelore për lirinë e lëvizjes”, tha Petkoviq.
Ai tha se “populli serb është ngopur” për shkak të, siç thotë ai, mosformimit të Asociacionit.
“Populli serb është ngopur me faktin se ka gati nëntë vjet që ka pritur të ushtrojë të drejtat e veta kolektive të përcaktuara në Asociacion, ndërsa në të njëjtën kohë Prishtina tolerohet për të gjitha shkeljet e marrëveshjeve. Lista Serbe e dëgjoi mirë mesazhin e popullit të saj, i cili në zgjedhjet e fundit lokale doli në mënyrë masive në qendrat e votimit, duke i dhënë mbështetje të pandarë dhe absolute përfaqësuesve të tyre”, tha Petkoviq.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...