Petkoviq: Kurti po zbaton spastrim etnik në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus
10:00 | 14 June 2024
Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po pushon dhe po vazhdon të zbatojë politikën e tij të spastrimit etnik, me vendimin për dëbimin e serbëve nga banesat e tyre dhe vendosjen e shqiptarëve në veriun e Kosovës”.
Kurti nuk po pushon, ai po bën gjithçka për të vazhduar politikën e tij të spastrimit etnik dhe ky vendim, që nënkupton që serbët të largohen nga banesat e tyre, është në këtë kuptim”, ka thënë Petkoviq për televizionin publik serb RTS.
Petkoviq ka thënë se “Agjencia Kosovare e Verifikimit ka dërguar njoftime serbëve që kanë apartamente dhe që “i kanë blerë ato apartamente” dekada më parë nga kompanitë siç është Trepça, me një kërkesë për t’u larguar, duke thënë se nëse nuk e bëjnë këtë, ata do të dëbohen me forcë”, transmeton Paparaci.
Siç pretendon ai, zyra e tij ka dërguar letra në adresa të shumta.
“Ne po bëjmë gjithçka përmes kanaleve diplomatike për ta ndalur këtë vendim, por më duhet të them se kjo agjenci është themeluar në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, që nënkuptonte se në të do të uleshin njerëz nga Beogradi, Prishtina dhe BE-ja. Ata tani në mënyrë të njëanshme po i zbatojnë vendimet për dëbimin e serbëve dhe vendosjen e shqiptarëve, gjë që po bëhet së bashku me kryetarët e rrejshëm shqiptarë”, ka thënë Petkoviq.
Ai thotë se bëhet fjalë për më shumë se 100 familje, më saktë rreth 150 prej tyre.
“Prishtina nuk i zbaton vendimet e marra në favor të serbëve sepse para agjencisë së UNMIK-ut janë më shumë se 29 mijë kërkesa për kthimin e pronave të serbëve në jug të Ibrit. Sipas këtyre kërkesave nuk veprohet, por veprohet sipas kërkesat e shqiptarëve”, ka pretenduar ai./Paparaci.com

Të tjera
-
Thaçi ende në QKUK, publikohen pamje brenda klinikës
Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron ende brenda Klinikës Interne në QK...
-
Thaçi në Kosovë, reagon Çitaku: Dielli do të lind përsëri, President
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitë...
-
Ushtarët hungarezë të KFOR-it bëjnë stërvitje me ngarkesa aktive
Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvit...
-
Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Prishtinës i shtohet një shesh i ri
Në Prishtinë është inauguruar një shesh i ri. Bëhet fjalë për sheshin “Erhard...
-
Çfarë do të bëjë Trump nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?
Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të qu...
-
Gjendet i vdẹkur një person në një hotel të Klinës
Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e hotel “Nora”, në Klinë. Ai...
-
“Oj k**rvë …” Sami Kurteshi eskalon me sharje ndaj komentuesit
Anëtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi, që nga...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, Monika Kryemadhi: Do të votoj për Ilir Metën
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila nuk do të jetë kandidate për...
-
Qytetarët mblidhen para Klinikës Interne për ta parë nga afër Hashim Thaçin
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur mëngjesin e sotëm në Kosov...
-
Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për kultivim të mbi një toni kạnạbis
Një shtetas shqiptar i dyshuar për kultivim të drogës është ekstraduar nga Sh...
-
Finlanda nënshkruan marrëveshje të re bashkëpunimi për mbrojtje me Ukrainën, dërgon 200 milionë euro ndihmë
Ukraina nënshkroi të enjten një memorandum të ri mirëkuptimi për bashkëpunimi...