Petkoviq kritikon Kurtin për qëndrimin rreth vizitës eventuale të Vuçiqit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
13:14 | 31 March 2023
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejonte vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Kurti, në një intervistë për mediumin Klan Kosova, më 30 mars, ka thënë se marrë parasysh rrethanat aktuale, Vuçiq nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë.
“Nëse kemi parasysh njeriun, i cili thotë se masakra e Reçakut është fabrikim, dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”.
Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.
Petkoviq ka thënë se Kurti kot mburret, pasi nuk pyetet për diçka të tillë.
“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”
Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë dhe Metohi”.
Në mars të këtij viti, vetë Vuçiq ka thënë se shpreson që do të mund ta vizitojë Kosovën, deri në fund të vitit.
Në kuadër të dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet kanë arritur Marrëveshje për vizitat zyrtare, e cila ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, 2014.
Aty janë përcaktuar edhe afatet kohore se kur mund të dërgohen kërkesat për vizita dhe kur palët mund ta refuzojnë një vizitë të zyrtarëve të shtetit tjetër.
Për të gjitha këto, sipas marrëveshjes, BE-ja duhet të jetë e informuar.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Më 18 mars, dy vendet janë pajtuar për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje prej fillimit të dialogut, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Të tjera
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...
-
Analisti amerikan flet për tensionet në veri: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiq
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, t...
-
Shefi i EULEX-it: Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë
Shefi i EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i është bashkuar reagimeve të ndërkombët...
-
Gjuriq nervozohet dhe i vë “ultimatum” ndërkombëtarëve për Kurtin, pas tensioneve në veri
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka vijuar me propagandën e tij, e...
-
Muja: Dy kryetarët e komunave në veri po vazhdojnë të qëndrojnë në objektet komunale
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka njoftuar se kryet...
-
Tensionet në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. ...
-
Ngjela: Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin
Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si ...
-
Hoxhaj: Bashkësia ndërkombëtare ta mbajë Vuçiqin përgjegjës për dhunën në veri
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj situatës se ...
-
Situata në Veri/ Hill kërkon nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut
Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ...
-
Vuçiq u bën thirrje serbëve në Kosovë që të mos hyjnë në konflikte me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje qytetarëve serbë në ver...