Petkoviq i reagon Sveçles për targat

Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 19 January 2023
Drejtori i të ashtuquajturës, “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Prishtina e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat”.
Duke propaganduar, Petkoviq iu ka përgjigjur ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Duket Sveçla nuk e ka lexuar marrëveshjen e fundit për targa, e cila thotë qartë se Beogradi do të ndalojë lëshimin e targave të reja “KM” dhe se Prishtina do të pezullojë çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me procesin e riregjistrimit”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ministri Sveçla ka deklaruar të mërkurën se Beogradi e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit për targat.
“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese. Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook, të enjten.
It seems that you @xcvecla haven’t read the last agreement on license plates. It clearly requires that Belgrade stop issuing new KM plates and that PR will cease any further action related to the re-registration process.
Anything else is a direct violation of this agreement 1/2 https://t.co/4UTqG71Rk2— Петар Петковић (@PetkovicPetar) January 19, 2023

Të tjera
-
Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Hungaria pas shpërthimit të sëmundjes ‘’Afta Epizootike’’
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar informata se në shtetin e Hun...
-
Në Ditën e Gruas marshohet në Prishtinë
Nesër në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional. Kolek...
-
Të hënën refuzoi të shkojë në Prokurori për të dëshmuar, Zyra e Kurtit del me reagim tjetër: Pse ky insistim i panevojshëm…
Zyra e Kryeministrit sërish ka reaguar lidhur me çështjen e dëshmisë së kryem...
-
U raportua se ka kamere ilegale në ShFMU “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, deklarohen nga AIP
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), pas pranimit të njoftimit nga medi...
-
Gjykata konfirmon se ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpiak ndaj Naser Hafizit
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka miratuar kërkesën e ...
-
Ambasadori francez takon Rashiqin, flasin edhe për nevojën që të krijohet një qeveri stabile sa më shpejtë
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka vizituar sot Ministrinë për ...
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Një NATO e udhëhequr nga evropianët është e ardhmja e mbrojtjes në kontinent
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Një NATO e udhëhequr nga evropianët është e a...
-
Egzon Azemi i VV-së hedh vrer mbi institucionet e drejtësisë, pasi u dënua me 6 muaj burg
Egzon Azemi, aktivist e shef i kabinetit te ministri Arben Vitia, është dënua...
-
Certifikohet gjenerata e parë në Kursin e Karrierës për Kapiten
Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Siguris...
-
Manxhuka shpallet i pafajshëm, tre aktivistët e tjerë të LVV-së dënohen me nga 6 muaj burgim
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, është liruar nga akuza, ndërsa Eg...
-
Qendra Përkujtimore e Srebrenicës mbyllet përkohësisht për shkak të situatës së sigurisë
Qendra Përkujtimore e Srebrenicës ka njoftuar se, në përputhje me situatën ak...
-
Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje fëmijëve: Bojkotoni mësimin, është madhështore të mungoni sa më shumë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje fëmijëve dhe ...