Lajme

Petkoviq: Beogradi i gatshëm për dialog, njohja s’është temë

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 10 June 2021

Beogradi është absolutisht i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, por njohja e ndërsjellë nuk është aspak temë.

Kështu tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës, Petkoviq thotë se “politikanët shqiptarë, me mesazhin kërcënues se rezultati i vetëm i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë e ashtuquajtura njohje reciproke, vërtetuan drejtpërdrejt se ata nuk janë të interesuar për dialog, marrëveshje dhe për një zgjidhje kompromisi”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Në vend që të mashtrojnë pa mend publikun dhe të sabotojnë dialogun në baza ditore, le të pranojnë se nuk janë të interesuar në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, por në mbrojtjen e konfliktit të ngrirë dhe tensioneve të përditshme në terren, të cilat fatkeqësisht janë një rrezik dhe një alternativë e dialogut, as nuk ndihmojnë në mirëkuptimin dhe marrëveshjen e ndërsjellë, por rrisin tensionet dhe hendekun që ekziston midis popujve në territorin e Kosovës”, thekson ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera