Petkoviq: Askush nuk ka mirëkuptim për ata që shkelin marrëveshjet

Autori: Gazeta inFokus
21:03 | 27 January 2023
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, më 27 janar, ka thënë se mungesa e ftesës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe “është mesazhi më i qartë që askush nuk i kupton ata që shkelin dhe shkatërrojnë marrëveshjet”.
Petkoviqi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se është ftuar në takimin ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Takimin e organizon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, më 31 janar.
“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri i Kosovës theksoi se takimi është rezultat i insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe se ka pritur që Escobar “ deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”.
“Në urrejtjen e tij patologjike për çdo marrëveshje dhe pajtim të arritur me Beogradin, Albin Kurti nisi të lajë hesapet edhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, për shkak të këmbënguljes së tij për formimin e Asociacionit të komunave serbe”, theksoi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai gjithashtu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “obligim i Prishtinës që është dashur të përmbushet shumë kohë më parë” dhe se u takon autoriteteve në Prishtinë që “së pari të përmbushin pjesën e tyre të obligimeve, për të cilat serbët kanë pritur shumë gjatë”.
Petkoviq shtoi se Kurti është i detyruar me marrëveshjen e Brukselit që të formojë Asociacionin dhe se ai nuk mund ta përdorë marrëveshjen “sipas gjykimit të tij, sepse nënshkrimet dhe obligimet në marrëveshje i obligojnë të gjithë”./REL

Të tjera
-
Sa mund të ndryshojë struktura e re e Policisë së Kosovës?
Bashkë me drejtorin e ri Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës do të bëhet edhe me...
-
Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dh...
-
PS zyrtarizon kandidatët për kryetarë bashkie – lista me emrat
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë....
-
Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje
Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Instituti...
-
Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në ...
-
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, shans real për t’u bërë pjesë e BE-së
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe...
-
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në ...
-
Ish-presidentja Jahjaga vjen me një postim për Kombëtaren e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin...
-
Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Mini...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujev...
-
Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga parti...
-
AAK thërret konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie. Kjo ...