Lajme

Petkovic thotë se Kosova ka kthyer mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 19 June 2021

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se sot 50 pelegrinë serbë janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se pelegrinët kishin planifikuar të vizitojnë disa nga tempujt e Kishës Ortodokse Serbe.

“Vizita e tyre ishte njoftuar tek zyrtarët policorë sipas marrëveshjes dhe praktikave të mëhershme, duke konsideruar poashtu nevojën që ata të përcillen me polici shkaku i sigurisë”, ka thënë Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, pelegrinët kanë planifikuar të vizitojnë varret e paraardhsëeve të tyre, si dhe ta vizitojnë Manastirin e Deçanit./Express/

Të tjera