Sport

Petkovic “interviston” Xhakën e Shaqirin për shqiponjat ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 24 June 2018

E gjithë Zvicra dhe Kosova diskutojnë për shqiponjën e dyfishtë që ngriti në këmbë gjithë Europën dhe Rusinë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy gola duke ia siguruar tre pikë të arta Kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Golat u shënuan nga kosovarët dhe normal që festa ishte duke i bërë bashkë dy duart dhe duke formuar simbolin e popullit shqiptar “shqiponjën”,.

-Advertisement-

Por, shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka hapur rast disiplinor për festën e kosovarëve.

Prandaj, sot në Rusi trajneri Petkovic ndaloi Shaqirin dhe Granit Xhakën duke biseduar diçka që ende nuk është zbuluar por duket shumë serioze.

Një festë të llojit me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë e bëri edhe kapiteni dhe ish-lojtari i Juventusit, Lichtsteiner./IndeksOnline/

Image

Image

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera